TË FUNDIT

Anëtari i PSD-së, Azdren Shala, ka thënë se ka filluar rritja e çmimeve në disa market dhe restorante në Kosovë.

Ai beson se arsyeja kryesore është për shkak që tash fillon ardhja e mërgimtarëve për në Kosovë.

Më tej, ai për këtë çështje me faj e ka bërë Qeverinë e Kosovës por edhe opozitën.

Shkrimi i tij:

Vec ka fillue rritja e cimeve neper disa markete e restorante. Arsyeja dihet, tash vjen mergata ne Kosove. Qytetari qe jeton ketu vec duhet me u gjete ne veshtiresite qe i krijojne kapitalistat kur t’ua don qejfi. Por per dallim prej vendeve tjera, ne Kosova qytetari eshte dyfish fatkeq sepse me kapitalista eshte edhe Qeveria, edhe opozita. Qeveria aktron per gjoja cmime tavan, opozita reagon qe kjo eshte ne kundershtim me logjiken e tregut te lire.

Me shume se nenshtrimi i opozites nga qeveria, fatkeqesi eshte kur qellojne te dyja taboret e djathta. E ne Kosove qeshtu e kemi.

Nginu treg te lire e politika te djathta!

Share: