TË FUNDIT

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kapur sasi të konsiderueshme të mallrave të padeklaruara në pikën kufitare, Vërmicë.

Mallrat e konfiskuara janë kryesisht pjesë rezerve për makineri të rënda.

“Në hyrje të Pikës Kufitare të Kontrollit në Vërmicë ka arritur një veturë e drejtuar nga shtetas turk. Në pyetjen e zyrtarit doganor nëse kishte diçka për të deklaruar për zhdoganim, ai është përgjigjur negativisht. Pas kontrollit të detajuar në vijën e dytë, së bashku me zyrtarët policorë, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e mallrave të padeklaruara “Pjesë rezerve për makineri të rënda”. Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe fatura e blerjes së mallrave. Vlera totale e këtyre mallrave është 7,900 euro”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, thuhet  se personi ka vepruar nënë kundërshtim me Kodin Doganor, ku ka shkaktuar kundërvajtje doganore.

“Mallrat janë konfiskuar dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore”.

Share: