TË FUNDIT

Ish shefi i AKI’së, Burim Ramadani ka treguar se sa mund të dënohen Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, dy të dyshuarit që u arrestuan sot për spiunazh.

Ramadani në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se spiunazhi është një prej veprave më të rënda.

Sipas tij, minimalisht të dy mund të akuzohen deri në 5 vjet burgim, ose maksimalisht deri në burgim të përjetshëm.

“Spiunazhi me nenin 124 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është prej veprave më të rënda është 5 vjet minimalisht deri në burgim të përjetshëm.

Ajo varet se si dëshmohet në gjykatë”, tha Ramadani.

Share: