TË FUNDIT

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka rikujtuar se vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me draft-Statutin e Asociacionit të shkruar nga Bashkimi Evropian, kishte deklaruar se ai dokument “ishte shkruar në vijë me Kushtetutën e Kosovës”.

Kurti me ta pranuar draftin e BE-së ishte shprehur në Parlamentin e Kosovës se draft-Statuti ishte shkruar “në vijë me germën e Kushtetutës” ndërsa në një intervistë në ATV, e kishte quajtur “pakrahasimisht më të mirë se ç’kanë qenë më parë”.

“Edhe kryeministri ka thënë se ishte shkruar në vijë me Kushtetutën dhe është mbështetur nga BE-ja”, ka thënë Rohde në Info Magazine të Klan Kosovës.

Në lidhje me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Rohde i qëndroi se asaj se, po, është kusht miratimi i draftit dhe dërgimi i tekstit për rishikim kushtetues.

Share: