Një grabitje e armatosur është raportuar se ka ndodhur sot, më 05.06.2024, rreth orës 15:15 në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Sipas Policisë, i dyshuari ka shtëne me armë zjarri “AK–47”, ndërsa si reagim ndaj të shtënave të tij një qytetar po ashtu ka shtënë më armë zjarri.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili dyshohet të jetë plagosur.
“Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshuari ka shtënë me armë zjarri AK-47. Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri. Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritur që në Obiliq të arrestojnë personin dyshuar i cili është i lënduar”- ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se të njëjtit për shkak të lëndimeve (dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.
Po ashtu, ka njoftuar se Policia ka sekuestruar veturën e të dyshuarit, si dhe një armë automatike “AK-47”.
“Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes”- ka thënë ajo.