TË FUNDIT

Kombëtarja e Zvicrës pas fitores së mbrëmshme në miqësore ndaj Estonisë e ka shkurtuar listën për Euro 2024.

Nga lista e Murat Yakin janë larguar katër lojtarë, në mesin e tyre edhe dy shqiptarë: Uran Bislimi dhe Albian Hajdari, shkruan Indeksonline

Përveç dyshes shqiptare, nga lista e Yakin janë larguar edhe: Kevin Mbabu dhe Filip Ugrinic.

Megjithatë, trajneri i “Helvetikëve” i ka paralajmëruar lojtarët që ta mbajnë formën e tyre me stërvitje individuale pasi nuk i dihet deri të premtën, ku do ta shpalosë listën zyrtare për Euro 2024.

Kujtojmë që te Zvicra momentalisht janë edhe katër lojtarë tjerë shqiptarë, përfshi: Andi Zeqirin, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Ardon Jasharin.

Share: