TË FUNDIT

Ka ardhur reagimi i parë nga Vetëvendosje për bisedën ndërmjet Mimoza Kusarit e Milan Radoiçiq. 

Ai nuk ka folur për asnjë moment direkt për bisedën e publikuar nga Nacionale, madje as nuk e ka dënuar komunikimin me një terrorist.

VIDEO:

Manxhuka në vend të kësaj, ka përmendur bashkëpunimet e së kaluarës me partitë e tjera me Radoiçiqin.

Në fund, Manxhuka thotë se qytetari do të gjykojë.

POstimi:

Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni. Ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot. Me neve Radoiçiq ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karrigat e zyrës së Kryeministrit. Kjo është sa për përkujtim për të gjithë korin kritikues e akuzues që i kemi dëgjuar dje e sot. Tjerat i gjykon më së mirë qytetari. Ai më së miri e di se ku ishte Lista Serbe dhe Radoiçiq para qeverisë sonë, dhe ku janë sot.

Share: