TË FUNDIT

Mirlind Daku është grumbulluar nga trajneri Sylvinho në listën provizore të Euro 2024.

Gazetari nga Kosova, Arlind Sadiku ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku në video shihet sulmuesi i Shqipërisë që shpërthen në lot, menjëherë pasi kuptoi se është grumbulluar.

26-vjeçari luajti në 28 ndeshje këtë sezon me Rubin Kazan, ku realizoi 10 gola dhe dhuroi katër herë pasin e fundit.

Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij në premierën e Europianit, ku në grup me ne janë kundërshtarë të kalibrit të lartë si Spanja dhe Italia, pa nënvlerësuar aspak Kroacinë.

Emocionuese 😍 Mirlind Daku e merr vesh lajmin live që ftohet nga Shqipëria 🇦🇱 dhe shpërthen në lotë 😭

Posted by Arlind Sadiku on Monday, May 27, 2024

Share: