lajme — March 9, 2018 at 3:03 am

Cfarë i tha Fatmir Haklaj para se ta vriste – Dëshmia tronditëse që fshihet pas atentatit të Azem Hajdarit

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia është konsideruar si dëshmitar kryesor dhe është dënuar me 25 vite në mungesë për përfshirje në vrasjen e liderit të PD, Azem Hajdarit. Shpesh ai ka bërë deklarata të forta ku ka thënë se Sali Berisha ka qenë shkaktari kryesor për vrasjen e Hajdarit. Së fundmi Haxhia i cili do të ekstradohet nga Turqia në Shqipëri, ka treguar detaje të reja, ndërsa ka thënë se do të kërkojë rihapjen e çështjes së vrasjes së liderit demokratik. Haxhia ka treguar se prita e asaj nate ku vdiq Azemi, nuk ishte për të por për Berishën. Mirëpo sipas tij ky i fundit i dha urdhër Azemit që të shihte se cilët ishin katër personat e armatosur në makinën para selisë së PD. Kliko foton dhe lexoni faktet tronditëse ↓

Fatmir Haklaj, sipas dëshmisë që kanë dhënë, ka thënë: “Po ky ku shkon?!” Nga ky reagim i Fatmir Haklajt kupton se shënjestra e atentatit nuk ka qenë Azemi, por Sali Berisha. 10 ditë më parë, babai i Fatmir Haklajt kishte takuar Azemin dhe i kishte thënë se vrasja e djalit tim, Shkëlqimit, është urdhëruar nga Sali Berisha. Shkëlqimi ishte vrarë në një pritë më 5 janar në Qafën e Luzhës.

Fatmir Haklaj i thotë të tjerëve, mos dilni nga makina dhe del vetë. Nuk e di askush se çfarë është folur mes Azemit dhe Fatmir Haklajt, por pas pak çastesh Fatmiri i ka gjuajtur me breshëri automatiku. Nga makina, më pas ka dalë dhe Jaho Mulosmani, ka qëlluar. Sepse në vendngjarje janë gjetur dy lloj plagësh, që tregon se janë dy lloj armësh të përdorura dhe një njeri që mbante në dorë automatik nuk mund të gjuajë dhe me pistoletë në të njëjtën kohë. Prokuroria tha që Jaho ka qëlluar me “Makarov”, por nuk është e vërtetë, pasi ai ka qëlluar me “Magnum” izraelit që ia kishin dhuruar. Në këtë moment ka ndërhyrë Besim Çerja, i cili i ka bllokuar dorën Jahos, por ai ka rrëshqitur duart dhe e ka qëlluar nga poshtë Besimin dhe e ka vrarë. Është plagosur edhe Zenel Neza. Të nesërmen, Sali Berisha ka shkuar në spital dhe e ka incizuar vetë Zenelin të plagosur, por ajo dëshmi nuk ka dalë kurrë në dritë. Ai nuk ka përmendur vëllezërit Haxhia, por të tjerë njerëz. Pastaj, këtyre u interesonte që të zhdukej dosja hetimore e dy vetëve dhe të dilnin emra të tjerë në skenë.”